Një Labrador shpëton motrën e tij pasi ajo bie në një pishinë.
Pamjet e kapura nga një person tregojnë qenin duke e hedhur një lodër si litar për të shpëtuar motrën e tij nga pishina, transmeton lajmi.net.
Motra e tij që mbante në njërën skaj të litarit në nofullat e saj dhe ai duke mbajtur në tjetrën, qeni e nxjerr atë nga uji.
Në video, e cila u shpërnda në internet, qentë qëndrojnë afër pishinës para se njëri prej tyre të bjerë brenda.
Qeni gjen një lodër pranë pishinës dhe ia hedh motrës së tij që përpiqet ta kafshojë atë. Pasi ajo humbi kontrollin e saj mbi lodrën, Labradori i hedh asaj edhe një herë litarin. Dhe kështu qeni doli nga pishina. /Lajmi.net/