Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali Kledi Kadiu, ditën e hënë do të jetë pjese e “Special Edition by Arjola” në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora me moderatoren, Arjola Shehu.
Kadiu si një ndër emrat më të lakuar në botën e baletit në Itali do të vijë në një intervistë ekskluzive ku do të tregojë planet në lidhje me karrierën dhe jetën e tij si një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.