Home Histori A duhet ta flisni të kaluarën tuaj me të dashurin?

A duhet ta flisni të kaluarën tuaj me të dashurin?

0
A duhet ta flisni të kaluarën tuaj me të dashurin?

Zbulimi i së kaluarës suaj apo ndonjë ves i keq t’ia tregoni të dashurit të ri me siguri do të lehtësojë ndërgjegjen tuaj. E po, a ia vlen kjo gjë në të gjitha lidhjet?

Zbulimi i diçkaje të keqe nga e kaluara bart me vete rrezikun e shkatërrimit të lidhjes. Prandaj, duhet të vlerësoni mirë se a do të jetë e arsyeshme të tregoni diçka nga e kaluara.

Harmonia në lidhje
Disa njerëz ndiejnë nevojën që t’i tregojnë partnerit të vërtetën për të kaluarën e tyre. Nëse kjo gjë ka të bëjë edhe me ju, duhet ta dini që pranimi dhe tejkalimi i ngjarjeve të pakëndshme nga e kaluara shumë më mirë është që të bisedohet me psikoterapeutin sesa me partnerin.

Zgjidhni çastin e duhur
Thoni partnerit që dëshironi të bisedoni për disa gjëra të pakëndshme nga e kaluara juaj dhe që do të prisni përkrahjen e tij. Gjeni një vend të qetë në të cilin mund të bisedoni pa ju penguar askush.

Mos e filloni tregimin kur nuk keni kohë të mjaftueshme. Nëse do të bisedohet në shpejtësi, tregimi juaj do të ndikojë në mënyrë tronditëse dhe do ta detyrojë partnerin që të mendojë mirë se çfarë vendimi të marrë.

Ballafaqohuni me reagimin e tij
Nëse nuk mendoni mirë para se të filloni t’i tregoni partnerit ndonjë “njollë” nga e kaluara, me siguri që do të reagoni keq ndaj reagimit të tij negativ. Prandaj, mos reagoni me emocione: qarja apo ikja në shpejtësi nga ai vetëm sa do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën.

Jepni partnerit kohë të mjaftueshme që të pajtohet me atë që ka dëgjuar. Nuk i dihet? Mbase me tregimin tuaj do të aktivizoni ndonjë “njollë” të tij nga e kaluara, të cilën pastaj do t’jua tregojë juve.

Loading...