A është kjo është fotografia e fundit e Loredanës dhe vëllait pak para arrestimit

178

11 orë më parë, pak para së të arrestohej reperja Loredana Zefi, vëllai i saj Bekimi, që së bashku me të dyshohen se mashtruan një çift nga Zvicra, publikuan edhe fotografinë e fundit në rrjete sociale, raporton Gazeta Express.

Vëllai
i reperes, Bekim Zefi ka publikuar fotografinë ku shihet i përqafuar me motrën
e tij.

Loredana
në anën tjetër shihet e buzëqeshur.

Loredana Zefi dhe vëllai i saj, Bekim Zefi, po akuzohen se kanë mashtruar një çift nga Zvicra dhe ia kanë marrë rreth 900 mijë franga.

Loredana dhe vellai i saj Bekimi

Çifti e ka
rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur, e cila ka nisur nga viti 2016. Prokuroria
tashmë ka nisur hetimet rreth Loredanës, e cila u arrestua dje në një
apartament dhe u bastis shtëpia e saj.

Në kuadër të hulumtimit të bërë nga gazeta 20.minuten, tregohen edhe kërcënimet që Loredana dhe vëllai i saj ia kanë bërë çiftit atje./GazetaExpress/