Home Lajme A kishte edhe në të kaluarën dorasi armë pa leje? – Flet policia

A kishte edhe në të kaluarën dorasi armë pa leje? – Flet policia

0
A kishte edhe në të kaluarën dorasi armë pa leje? – Flet policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se fillimit dyshohet se dorasi e ka vrarë gruan, më pas rejën dhe në fund e ka vrarë veten, raporton lajmi.net.

Kelani po ashtu u pyet në lidhje me raportimet në medie se dorasi më herët kishte pasur armë pa leje, ai ka thënë se, Policia është në verifikimin e të dhënave.

“Të gjitha detajet qofshin ato të rasteve të tjera, janë në proces të verifikimit nga ana e policisë së Kosovës dhe të gjitha këto do të bëhen të ditura më pas”, ka deklaruar Kelani.

Po ashtu në këtë konferencë, Kelani njoftoi se viktima janë të moshës së ndryshme. Sipas tij, dorasi është 59-vjeçar, bashkëshortja e tij, 60-vjeçare dhe reja, 28-vjeçare. /Lajmi.net/

Loading...