Abelard Tahiri ekstradon të dyshuarin kryesor për masakrën në Krushë të Vogël

64

Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.

Ky informacion është konfirmuar për lajmi.net nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me kërkesë të së cilit edhe është bërë ekstradimi i tij.

“Po ka ndodhë ekstradimi”, ka thënë shkurt ministri Tahiri.

I dyshuari është me inicialet M.P., dhe tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi. Ai është i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.

Ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë. /Lajmi.net/