Adelina rrëfen si i përballoi kritikat për martesën me avokatin

83

Adelina Tahiri pasi u martua dhe u bë nënë mori një periudhë pushimi nga muzika për t’iu përkushtuar totalisht familjes dhe rritjes së të birit.

Lajmet dhe komentet rreth martesës së saj me bashkëshortin maqedonas ishin të pafundme, megjithatë dashuria e madhe mes çiftit, përkrahja e familjes dhe karakteri i fortë i Adelinës kanë bërë që ajo t’i përballojë të gjitha:

“Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare. Nuk është aspak e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja: të ma kishte thënë dikush vite më parë, unë kisha vdekur, por jo. Kur je e dashuruar këmbë e kokë dhe ke përkrahje dhe dashuri, përballon çdo gjë, bëhesh shumë e fortë”, – tha këngëtarja për emisionin “Mirage”.

7 ditë ka qenë periudha më e gjatë që Adelina është ndarë me të birin 9 muajsh, por tregon se është shumë e lidhur me të, saqë nuk mund ta përshkruajë me fjalë dashurinë e saj të madhe. Joni ka mësuar tashmë të belbëzojë, të thotë ‘mama’, por edhe të bëjë ca lëvizje të tjera që Adelinën e mahnitin çdo ditë.

Pa dyshim, këngëtarja ka dëshirë që të rikthehet shumë shpejt në muzikë: “Sikur të mos merrem me muzikë, unë nuk do të jem Adelina, por dikush tjetër” – thotë me të qeshur duke zbuluar se së shpejti do të vijë me një projekt shumë të madh: “Nuk dua të flas, por mund të them vetëm që nuk është një këngë, janë shumë këngë….”