Adelina Tahiri tregohet një “biondinë e vërtetë”

119

Këngëtarja Adelina Tahiri kishte vendosur sot që ti përgjigjet fansave në pyetjet e tyre

Si zakonisht një gjë e tillë arrihet me anë të
InstaStory, ku fansat bëjnë pyetje kurse këngëtari përgjigjet.

E derisa aty Adelina tregoj shumë gjëra duke përfshirë
edhe atë se ka dy fakultete dhe një master, duket se këto nuk mjaftojnë për të
treguar se di të jetë shumë “biondinë” në disa raste.

Në pyetjen e fansit, “cila është gjëja më e shtrenjtë që e ke ble”, ajo përgjigjet “Joni”.

Joni në fakt është djali i Adelinës të cilin
ajo e ka me politikanin dhe juristin maqedonas Serjozha Markov.

Ajo para disa muajve ka sjell në jetë Jonin,
derisa për këtë ka folur në shumicën e pyetjeve që asaj ia kanë bërë fansat, përfshirë
edhe atë se në cilën gjuhë flet ajo me djalin, ku ajo ka thënë se flet me të në
“shqip” dhe jo në maqedonisht. /GazetaExpress/