Home Lajme Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Tetovë: Rrokulliset autobusi plot udhëtarë, nuk dihet nëse ka viktima

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Tetovë: Rrokulliset autobusi plot udhëtarë, nuk dihet nëse ka viktima

0
Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Tetovë: Rrokulliset autobusi plot udhëtarë, nuk dihet nëse ka viktima

Pasditen e sotme, rreth orës 17, në autostradën Shkup-Tetovë, te fshati Llaskarcë i komunës së Sarajit, është rrokullisur një autobus. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit, raporton Gazeta Express.
Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.

Deri tani, siç njofton Alsati, tri ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar rëndë ose viktima gjatë këtij aksidenti.

Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Informatat e para thonë se bëhert fjalë për autobusin e kompanisë Durmo Turs.

Për shkak të aksidentit, rruga Shkup-Tetovë për momentin është e bllokuar.


Loading...