Alban Ramosaj në situatë të vështirë – pse u nda nga e dashura e fundit?

91

 

Këngëtari i
njohur shqiptar Alban Ramosaj, ishte këtë mbrëmje i ftuari i Alaudin Hamitit në
emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Ai përveç
zhvillimeve në karrierën e tij artistike dhe planeve për të ikur në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për jetën e tij personale.

  

Në lojën Haje ose
Thuaje, e njohur për situata të sikletshme, Ramosaj është pyetur se pse u nda
nga e dashura e tij e fundit?

“Unë besoj se çdo fillim e ka edhe një fund. Edhe jo domosdoshmërisht fundi duhet të jetë dramatik. U ndamë se rrugët tona devijuan. Unë kisha kërkesa tjera ndaj jetës, e ajo tjera”, ka thënë Ramosaj, i cili nuk është përfolur asnjëherë për një lidhje e cila është e njohur për publikun. /Prive.al