Albani dhe Miriami në projekt që s’ka lidhje me muzikën

152

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë gjithnjë të fokusuar me planet e tyre muzikore dhe jetën familjare. Janë dy këngëtarë të konsoliduar dhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Por çifti do të vijë me një projekt që nuk ka të bëjë me muzikën. Sekretin e ka zbuluar Olti Curri dje në emisionin “Rudina”.

  

“Shumë shpejt Albani dhe Miriami do hapin një biznes shumë interesant. Ja nxorra sekretin. Më falni”, u shpreh ai.

Ndryshe, Miriami nga 18 Janari do jetë sërish pjesë e ‘The Voice Kids’ në TCH.