Home Lajme Albin Kurti tash e njehë flamurin e Kosovës, që e quante peshqir!

Albin Kurti tash e njehë flamurin e Kosovës, që e quante peshqir!

0
Albin Kurti tash e njehë flamurin e Kosovës, që e quante peshqir!

 

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosja, Albin Kurti, në mesin e shumë premtimeve të bëra për shtet funksional, kur ai të bëhet kryeministër, ka premtuar se do e njohë edhe flamurin e Republikës së Kosovës dhe himnin e shtetit, shkruan “Kosovarja”.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër deri më tash nuk e njihte as himnin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe shumë herë gjatë intonimit të tij në Kuvendin e Kosovës ai, me partinë e tij, nuk ngriheshin në këmbë për ta nderuar!

Kurti në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se i njehë dhe i ka njohur simbolet shtetërore, por për të ato janë simbole pa substancë.

“Është bërë shumë kritikë e sulm për Vetëvendosjen. Për mua kjo është dëshmi se nuk mund të na sulmojnë më diku tjetër dhe ne jemi më shumë për substancën se sa për sipërfaqen e simbolet, le të themi ambalazhin. Është kompensim psikologjik i shumë qytetarëve tanë, unë e kuptoj që duan të përqendrohen tek simbolet, kur na ka humbur substanca, le t’i kthehemi substancës.

Aty e kam gjetur flamurin e Kosovës, ne e pranojmë si stemë në universitete, asnjëherë nuk e kemi dëmtuar apo cenuar flamurin e Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa, për gazetën “Blic” Kurti tha ndryshe:
“Ne atë flamur nuk e kemi sjellë, atë flamur e kemi gjet aty. Ai është flamur që nuk do e valojmë”.

E, për një mjet tjetër të informimit thotë:
“Edhe kur ka qenë në Kuvend ne nuk e kemi hequr, e kemi lënë aty. Mos ma impononi të tregojë se çfarë kam në zemrën time, e as çfarë flamuri mbajmë nëpër xhaketat tona”.

Sidoqoftë, është një risi nga bota politike e Albin Kurtit që, më në fund, diçka ka ndryshuar për flamurin e shtetit të Republikës së Kosovës. Nga mosnjohja e tij te një njohje gjatë mandatit të kryeministrit nëse ajo ndodh!

Megjithatë, në shumë prononcime të tij për flamurin dhe himnin, Albin Kurti nuk është i qartë nëse do t’i njehë simbolet identifikuese të shtetit. Safet Krivaça /Kosovarja/

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Albin Kurti tash e njehë flamurin e Kosovës, që e quante peshqir!”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...