Home ShowBizzz Almeda e shqetësuar për burrin e saj

Almeda e shqetësuar për burrin e saj

0
Almeda e shqetësuar për burrin e saj

 

Është shkruar gjatë në media për serialin e ri ku bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman do të luajë rolin e një boksieri.

Seriali do të quhet ‘Kampioni’ i cili do të shfaqet së shpejti në ekran, dhe që pritet të thyejë rekordet.

Por ditën e sotme Almeda ka frikësuar të gjithë ndjekësit e saj me një foto të bashkëshortit të saj.

Në foto Tolgahan paraqitet me plagë në kurriz në të cilën Almeda ka shkruajtur: “Dakord, thamë boks, thamë serial, thamë atë e këtë, pranuam. Po kjo çfarë është? Në çfarë gjendje ma sollët burrin?”.

Fatmirësisht plagët janë thjesht të pikturuara në trupin muskuloz të Tolgës dhe gjendja e tij është mirë!

Por Almeda gjeti një mënyrë shumë interesante për të reklamuar serialin e ri të bashkëshortit.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Almeda e shqetësuar për burrin e saj”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...