Home ShowBizzz Anita i thotë Ramushit ‘të paramendoja me të madh’ përgjigjja e kryeministrit është epike!

Anita i thotë Ramushit ‘të paramendoja me të madh’ përgjigjja e kryeministrit është epike!

0
Anita i thotë Ramushit ‘të paramendoja me të madh’ përgjigjja e kryeministrit është epike!

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij Anitën ishin të ftuar në emisionin Xing me Ermal Mamaqin.
Pas shumë pyetjeve dhe përgjigjeve interesante në emisionin ‘Xing me Ermalin’, çifti folën për fillimin e lidhjes së tyre.
Anita tregoi se si u njoh me kryeministrin, në kohë të luftës kur erdhën mediat e huaja dhe gazetarët e huaj në Tiranë dhe Anita punonte si përkthyese me një ekip të televizionit suedez.
Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe, shkoi bashkë me reporterët te kufiri te zona e luftës dhe një djalë i ri i tha se nuk guxoni të futeni ngase nuk iu lejon komandanti, sepse është zonë e luftës. Ndërkaq, Anita i ishte përgjigjur se kush është komandanti më thërrisni këtu, ata i treguan se është Ramushi dhe ajo e imagjinoi Ramushin si “2 metra burrë, i madh, me mustaqe si të Skënderbeut’, shkruan Gazeta Blic.
Pas mbarimit të luftës, Anita dhe Ramushi u takuan prapë.
‘Kur filloi transmetimin Kohavisioni, unë punoja në Kohavision pastaj Ramushi ishte i ftuar aty në ditën e parë të transmetimit që kishin organizuar. Në KTV takohem unë, ishte Veton Surroi atëherë, edhe më prezanton me Ramushin, më tha Anita ky është Ramush Haradinaj, Ramushi veçse kishte kaluar në politikë atëherë. Edhe unë e shof kështu, djalë i ri, i dobët, thashë po unë ty të të kam paramendu të madh”, ndërkaq Ramushi ia ktheu ia ktheu në formë shakaje ‘i thash kështu të dal boll’.
Ndryshe, Ramushi dhe Anita janë të martuar dhe kanë fëmijë.

Loading...