Home Fun Aplikacionet që janë të rrezikshme për smartfonët tuaj

Aplikacionet që janë të rrezikshme për smartfonët tuaj

0
Aplikacionet që janë të rrezikshme për smartfonët tuaj

Keni kujdes

Keni kujdes

Nuk është sekret që disa aplikacione mund t’ua shpenzojnë baterinë ose hapësirën në telefon, ose disa automatikisht do t’ju marrin para, apo do t’ua shpërndajnë informacionet personale. Qindra aplikacione të rrezikshme ekzistojnë, andaj mjetet dhe privatësia janë në duart tuaja.

1.Lojërat pa pagesë

Krijimi i këtyre aplikacioneve kërkon shumë mund, por edhe njëkohësisht shumë investim. Andaj, nëse gjeni lojë pa pagesë, mos mendoni se jeni me fat. Krijuesit e këtyre lojrave shtojnë shumë reklama në aplikacion, kështu ua marrin hapësirën e pajisjes ose ekziston mundësia që ua vjedhin informacionet tuaja personale dhe pastaj i shesin ato. Andaj, nëse e shkarkoni një aplikacion të lojërave, sigurohuni që njihet nga njerëzit ose paraprakisht lexoni marrëveshjen.

2.Aplikacionet e WiFi-s

Kujdes me aplikacionet e Wi-Fis, që pretendojnë t’ju ofrojnë edhe shërbime tjera falas. Është zbuluar se disa nga to mund t’ua vjedhin të dhënat personale, përfshirë edhe informacionet për kartën e kreditit, transmeton rtv21.tv

3.Aplikacionet për shkarkimin e këngëve

Përveç që ua prishin baterinë e telefonit, ua ruajnë këngët në vende të ndryshme, pastaj ua shpenzojnë gjithë hapësirën dhe ju ofrojnë reklama si ‘bonus’, aplikacionet e njohura të këngëve janë të dëmshme sepse mund të kenë viruse të integruara dhe kode të hakerave që kopjojnë të dhënat tuaja personale.

4.Aplikacionet që lidhen me çështje të privatësisë

Ka shumë aplikacione që kërkojnë qasje në numrin tuaj të telefonit, kontaktet, mesazhet, fotot, lokacionin, etj. Shumica e rrjeteve sociale kanë qasje në të dhënat e juaja personale, pa e ditur ju. Kështu që, kujdes kur i instaloni aplikacionet që kërkojnë të dhënat tuaja.

5.Aplikacionet e kota

Bëhuni të sinqertë, secili nga ju keni aplikacione që mbase nuk i keni hapur kurrë apo aplikacione që i keni harruar pasi i keni shkarkuar. Nuk është sekret që shumë aplikacione ua shkurtojnë jetëgjatësinë e baterisë, ua ngadalësojnë sistemin dhe në përgjithësi, janë tepër të mërzitshme. Prandaj, fshini ato!/21Media

Loading...