Home ShowBizzz Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj shfaqen si të fejuar

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj shfaqen si të fejuar

0
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj shfaqen si të fejuar

 
 

Të veshur shik me të zezën ceremoniale dhe të kapur dorë për dore, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kësaj here u shfaqën në publik si të fejuar.

Ai, krahu i saj i djathtë si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo, krahu i tij i djathtë në deputimin e tij në kinema, duket se moderatorja e famshme dhe regjisori i talentuar janë bërë për njëritjetrin.

  
  

E pas shumë zërave e aprovimeve nga ana e tyre, më në fund vendosin t’u thonë një “po” të madhe pyetjeve kureshtare nëse janë bashkë apo jo.

Tashmë nuk ka më vend për dyshime, pasi në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, Eduarti e shprehu deri diku hapur për miqtë VIP që kishte ftuar në kinema “Millenium”, se Arbana është vajza që e bën të lumtur. Me fat që e ka në jetën e tij, pasi ajo po e mbështet shumë në karrierën si regjisor dhe tashmë ata nuk kanë pse fshihen më.

E më shumë se fjalët flet kjo foto e çiftit, e shkrepur nga fotografi i “Panorama Plus” ndërsa po hynin në premierën e filmit, që do të mbyllej me një koktejl të këndshëm.

Të hënën, regjisori Grishaj prezantoi premierën e filmit bazuar në histori të vërtetë, që hedh dritë mbi realitetin e viteve ‘80 në Malësinë e Madhe. Pas këtij evenimenti në jetën e tij, i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.

Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.

“Përveç asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht, është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëritjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëritjetrin”, u shpreh ai.

“Ka qenë një mbështetje shumë e madhe e imja, morale, profesionale, që ka qenë bashkë me mua edhe në xhirime sepse i pëlqen shumë filmi, vendi që kemi xhiruar. Po ashtu, edhe unë jam një mbështetje shumë e madhe në projektin që ka ajo me gatimet, që uroj t’i mbarojë sa më shpejt se mos marrim disa kile të tepërta, që nuk e di kur do t’i heq…. “, u shpreh regjisori.

“Por ti kishe një rival të fuqishëm, kishe Jonin fotograf”, e ka ngacmuar Bieta, duke përmendur djalin e Arbanës. “Unë jam duke bërë maksimumin, që të paktën për shumë pak kohë t’ia lë atij aparatin në dorë, që unë të mos merrem me ushqimet e Arbanës se janë të parezistueshme”, u shpreh Grishaj.

Më tej, Bieta e përmbylli këtë bisedë duke thënë se çifti e mbështesin shumë njëri-tjetrin, duke pohuar kështu edhe publikisht se Arbana dhe Eduarti tashmë dalin hapur. Lidhja e moderatores me regjisorin e saj u bë publike në shkurt të këtij viti dhe që nga kjo periudhë, ata vetëm e kanë përforcuar idenë me postime të bukura e komente romantike në “Instagram”, dedikuar njëri-tjetrit.

 
 

——————————————–
Ju pëlqeu “Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj shfaqen si të fejuar”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...