Home ShowBizzz Arditi gjen bashkë-prezantuesen e festivalit dhe ajo është një ikonë e bukurisë (FOTO)

Arditi gjen bashkë-prezantuesen e festivalit dhe ajo është një ikonë e bukurisë (FOTO)

0
Arditi gjen bashkë-prezantuesen e festivalit dhe ajo është një ikonë e bukurisë (FOTO)

 

Festivali ‘Kënga Magjike’ për të 21-tën herë rikthehet në tre mujorin e fundit të vitit, si një vlerë e shtuar dhe e pakontestueshme në diskografinë shqiptare.

Përgatitjet tashmë kanë nisur dhe janë bërë publike edhe ftesat në drejtim të artistëve për t’i dorëzuar këngët në fillim të muajit Shtator.

E duket se Arditi është kompletuar edhe në një tjetër detaj – atë të bashkëprezantueses.

Edhe këtë vit, autori i festivalit nuk ka dalë jashtë shabllonit duke zgjedhur një bukuroshe për të pasur përkrah gjatë tre netëve magjike. Këtë vit, do të na shoqërojë ikona e bukurisë, Adrola Dushi.

Ish-Missi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale ku nuk i ka fshehur emocionet për këtë zhvillim.

‘Emocionet thyejnë ligjet e modestisë.. dhe pa dashje realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea’ – shprehet Adrola në një foto të përbashkët nga villa e prezantuesit në Gjirin e Lalëzit.

Pak ditë më parë u përfol se Arbana Osmani mund të jetë në bashkëprezantim këtë vit mirëpo duket se aludimet që lindën pas takimit të përbashkët mes dy prezantuesve paskan qenë të pavërteta. /Prive.al

                   View this post on Instagram                            

Emocionet thyejne ligjet e modestise.. dhe pa dashje realiteti i ngjan nje endrre! Faleminderit @arditgjebrea 🙏🏼 #kengamagjike2019

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

 

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Arditi gjen bashkë-prezantuesen e festivalit dhe ajo është një ikonë e bukurisë (FOTO)”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.