Arsyeja pse humbi 90 kg duke u shndërruar në një “bishë” do t’iu habisë

170

Ai peshonte 177 kilogramë dhe vishte veshje XXXXL, por tani është një mal me muskuj dhe një mashkull tepër tërheqës
Ross Gardner, 39 vjeç nga Florida mori vendimin që i ndryshoi jetën falë një incidenti që i ndodhi në një avion

Amerikani që dikur konsumonte 15 mijë kalori në ditë, tashmë merret përditë me stërvitje dhe ka forma të hatashme

Vendimi për të ndryshuar gjithçka e mori kur po shkonte me pushime në Bahamas

Kompania ajrore e detyroi të paguante dy bileta pasi zinte dy sedilje në avion

I tërbuar nga kjo gjë, ai mori vendimin për të ndryshuar komplet jetën e tij

Pasi bëri një operacion për heqjen e dhjamit ai nisi palestrën dhe një dietë të fortë

Tanimë ai peshon vetëm 87 kilogramë