Home Lifestyle As verë as vjeshtë, kjo është veshja ideale për këto ditë

As verë as vjeshtë, kjo është veshja ideale për këto ditë

0
As verë as vjeshtë, kjo është veshja ideale për këto ditë

Me gjithë temperaturat e nxehta që kaluam këtë verë, gjetja e një kombinimi që të jetë i bukur, por njëkohësisht edhe i rehatshëm është kthyer në një shqetësim.

Meqënëse stina e verës është duke ikur, tashmë zë vend një tjetër shqetësim, çfarë të veshim në ditët tranzitore mes verës e vjeshtës kur në mëngjes është ngrohtë e pasdite është freskët?

Nëse fustani juaj është në material pambuku provoni ta kombinoni atë me një palë atlete të bardha dhe guxoni me nuancat trendy për fustanin tuaj të tilla si, kaki, rozë pastel apo e kuqe në portokalli.

Shapkat e mbyllura tipike vjeshtore janë gjithashtu një kombinimi i mirë për fustanin treçerekësh, aq më tepër nëse ai është në material lëkure dhe me lidhje në bel, fiks tendenca e sezonit të ri!

Silueta që krijon një fustan i ngushtë pas trupit në këtë gjatësi është zgjidhja më feminile që do të zgjidhte përfundimisht problemin e kombinimit të pantallonave me këmishat, fundet dhe bluzat e gjithçka tjetër. Fustani treçerekësh është absolutiht zgjidhja e sezonit, ju mbetet vetëm të mendoni rreth këpucëve dhe aksesorëve që do të kompletonin më mirë look-un tuaj.

Jeni një tip që ju pëlqen të visheni me taka? Ju pëlqen t’i miksoni ato me çdo veshje? Kemi një lajm të mirë, këpucët me takë janë shoqet më të mira të fustanit treçerekësh…

Loading...