Ashtu siç pritej, pas Amerikës ushtrinë e Kosovës e ndihmon edhe Turqia, i dhuron avion

251

Me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet projekt-ligji që fillon transformimin FSK-në në Ushtri të armatosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) publikisht kanë deklaruar pro të drejtës së Kosovës për të pasur Ushtri që do t’i jepte mundësi ta mbronte vetën në Ballkanin e tendosur.

Në media është folur që SHBA, pritet të jetë shteti i parë i cili do ti dhuroi shtetit të Kosovës armatim të fortë, shkruan AlbanienShow

Por një shtet tjetër i cili pritet që të ndihmojë Kosovën është edhe shtetit mik Turqia, madje qysh vitin e kaluar ishte folur që Turqia do t`i dhuroi avion shtetit të Kosovës.

Turqia tash e disa vite është shtetit i cili ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës me trajnime profesionale në kazermat turke./AlbanienShow