Home ShowBizzz Atifete Jahjaga veç po rinohet, shfaqet në formë dhe me plotë elegancë

Atifete Jahjaga veç po rinohet, shfaqet në formë dhe me plotë elegancë

0
Atifete Jahjaga veç po rinohet, shfaqet në formë dhe me plotë elegancë

Ishte e vetmja grua shqiptare që u bë presidente shteti dhe gëzoi popullaritet në publik

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, paraqitej në publik gjithmonë shumë e kuruar dhe me stil derisa së fundmi ajo ka arritur edhe forma trupore të përsosura

Së fundmi, ajo ka vizituar një universitet në Kosovë, me stafin ndërkombëtar të të cilit ka biseduar për edukimin si mjet për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e ndërkombëtarizimit të edukimit

E ajo çfarë bie në sy është eleganca e ish presidentes, në kostumin e saj ngjyrë të kaltër të errët

“Kisha kënaqësinë të bisedoj me stafin ndërkombëtar të Kolegjit Universum mbi edukimin si mjet për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e ndërkombëtarizimit të edukimit. Në kohën e ndryshimeve të shpejta dhe avancimit të hovshëm të teknologjisë, universitetet tona duhet të jenë në hap me kohën. Këtë mund ta arrijnë vetëm nëse integrojnë dimensionin ndërkombëtar dhe ndër-kulturor në funksion të mësimdhënies, hulumtimit dhe ofrimit të shërbimeve institucionale në fushën e edukimit të lartë”, ka shkruar ajo në Instagram