Home Lajme Babai hero në tragjedinë e Maqedonisë, kështu e nxori djalin e tij nga autobusi

Babai hero në tragjedinë e Maqedonisë, kështu e nxori djalin e tij nga autobusi

0
Babai hero në tragjedinë e Maqedonisë, kështu e nxori djalin e tij nga autobusi

Një prind nga Gostivari, në vendin e ngjarjes ku ndodhi tragjedia, tha se djalin e tij e ka nxjerrë nga autobusi që është rrokullisur, me duart e veta.

“Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: “nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi”.

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë katër prej të cilëve luftojnë për jetë.

Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre, transmeton “Ina”.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pas ditës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

Deri tani është regjistruar edhe viktima e 14.