Bebe Rexha dhe Dua Lipa pro abortit – kritikojnë politikanët amerikanë

62

 

Lëvizjet e fundit politike në Shtetet e Bashkuara për ndryshimet në ligjet e abortit, në drejtim të të bërit këtë proces si ilegal, ka nxitur edhe reagimet e këngëtareve shqiptare të famshme në botë.

Këngëtarja Dua Lipa, është shprehur
pro abortit në profilin e saj në Instagram, duke thënë se burrat nuk mund të
marrin vendime për trupat e grave.

  

“Nuk është trupi juaj. Nuk është zgjedhja juaj. S’ka nevojë për justifikime. Asnjë burrë nuk duhet të marrë një vendim aq fundamental për trupin e një gruaje. Si është e mundur që aborti ndalohet para përdorimit të armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Unë solidarizohem me motrat e mia”, ka shkruar Lipa.

 

                         View this post on Instagram                                     

Not your body. Not your choice. No justification needed. No man should be making such a fundamental decision on a womans body. How is it that abortion gets banned before guns? Our rights need to be heard. And we have a right to be outraged. All my support from the other side of the pond. In solidarity with my sisters. #AbortionRights // photo repost via @lilmiquela

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

 

 

Ndërsa kauzës pro abort, i është
bashkuar edhe Bebe Rexha, që e ka shprehur përkrahjen e saj përmes rrjeteve
sociale.

“Derisa një bebe të dalë nga trupi i një burri, opinioni për abort s’duhet të dalë nga gojët tuaja”, ka shkruar Rexha, duke treguar se qëndron në linjën e atyre që janë pro abortit. /Prive.al