Home ShowBizzz Bebe Rexha me pozë atraktive para pasqyrës

Bebe Rexha me pozë atraktive para pasqyrës

0
Bebe Rexha me pozë atraktive para pasqyrës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë pa diskutim një nga emrat më të suksesshëm këtë vit.
“Billboard” e klasifikoi këngën e saj “Meant to be” si këngën e tretë më të dëgjuar gjatë vitit.
Rexha këtë vit ka shtuar edhe numrin e saj të ndjekësve në rrjetet sociale, teksa vetëm në Instagram numëron afro shtatë milionë sosh.
Shpesh, ajo preferon të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive ndërsa pozonte para pasqyrës.
Fotografia e realizuar vetëm në formatin bardhë e zi, i mundësoi këngëtares që të vërë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Këtë fotografi, ajo e ka realizuar për kopertinën e revistës “Euphoria”, pasi do të jetë pjesë e një prej ballinave të saj dimërore.
Përndryshe, kënga e saj e fundit mbetet “Say my name” të cilën e solli në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin. Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku, dhe vetëm deri më tani ka arritur mbi 80 milionë klikime në YouTube.

Loading...