Home Lajme Bora e akulli shkaktojnë aksident zingjiror në Gjakovë

Bora e akulli shkaktojnë aksident zingjiror në Gjakovë

0
Bora e akulli shkaktojnë aksident zingjiror në Gjakovë

Reshjet e dendura të borës po vazhdojë të bien në Kosovë.

Bora ka shkaktuar vështirësi në komunikacion dhe ka bërë që të ndodhin aksidente.

Një aksident zingjiror ka ndodhur në Gjakovë ku një veturë ka rrëshqitur dhe është përplasur në veturën e policisë kur më pas është përplasur edhe një veturë tjetër.

Fatmirësisht përplasja nuk ka qenë e fortë andaj edhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. /Lajmi.net/

Loading...