Home Fun Braktis vajzën për të dalë me shoqërinë, 3-vjeçarja gjendet e vdekur

Braktis vajzën për të dalë me shoqërinë, 3-vjeçarja gjendet e vdekur

0
Braktis vajzën për të dalë me shoqërinë, 3-vjeçarja gjendet e vdekur

Braktis vajzën e saj ndërsa ajo shënonte ditëlindjen e saj të tretë

Braktis vajzën e saj ndërsa ajo shënonte ditëlindjen e saj të tretë

Maria Plenkina, 21 vjeçe, la të bijën që të vdiste, pasi e la vetëm për një javë, për të dalë jashtë qytetit me disa miq, dhe për të kaluar disa netë duke festuar dhe argëtuar, transmeton rtv21.tv.

Trupi i pajetë i vogëlushes me emrin Kristina u gjet nga gjyshja e saj, Irina Plenkina 47 vjeçe, e cila shkoi në banesën e së bijës për t’i takuar. Gruaja nuk e dinte se e bija ishte jashtë qytetit, ndaj hyri në shtëpinë e tyre në Kirov të Rusisë, për t’i dërguar dhuratën e ditëlindjes mbesës së saj.

Duke parë se diçka nuk shkonte, hapi derën, ku e gjeti vogëlushen të shtrirë në dysheme. Ajo lajmëroi ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.

Pas kësaj nëna e vogëlushes u arrestua javën e kaluar kur dhe ndodhi ngjarja, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje në polici pranoi se e kishte braktisur të bijën për të dalë dhe argëtuar me shoqërinë.

Gjyshja e shokuar nuk arrin ta shpjegojë një gjë të tillë, duke thënë, “Vetëm të më kishte lajmëruar dhe vajzën do e mbaja unë”./21Media

Loading...