Home ShowBizzz Brenda super shtëpisë 2 milionëshe të Bebe Rexhës në Hollywood Hills

Brenda super shtëpisë 2 milionëshe të Bebe Rexhës në Hollywood Hills

0
Brenda super shtëpisë 2 milionëshe të Bebe Rexhës në Hollywood Hills

Mirë se erdhët tek shtëpia e këngëtares Bebe Rexha që posedon në Hollywood Hills.

Hollywood Hill
është një nga lagjet më të famshme në botë, pasi shumë yje të Hollywood-it janë
rezidentë të shtëpive dhe pronarë të pronave në të.

Edhe 30-vjeçarja
me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, posedon një shtëpi piktoreske në këtë
lagje të Kalifornisë.

Ylli i muzikës e
ka blerë këtë shtëpi në vitin 2018. E derisa shtëpia është blerë me një çmim
prej 2 milionë e 72 mijë dollarë, pamja që ajo ka dhe rregullimi me detaje të
bukura ia vlen çdo centë, përcjell Gazeta Express.

Kjo rezidencë
cilësohet si një villë e dizajnuar nga dizajnerë profesionistë, me një ndjenjë
të rivierës fraceze e italiane.

Vetëm pamja nga
jashtë mjafton që t’i bëjë mysafirët të ndihen si në një pushim A-class.

Oborri i ka të
gjitha, me pamjen nga kodrat dhe pishinën luksoze.

Ndërsa brenda,
vizitorët mund të kalojnë kohën në dhomën e ndejës, e cila ka një kaminë
gjigande dhe hapësirë të dekoruar në mure.

Ndërsa dhomën e
gjumit duhet ta shihni patjetër!

Ajo duket si një
vend ku do të dëshironit të kaloni gjithë ditën, me hapësirën e madhe dhe
dekorin fantastik.

Banjot me të
gjitha sistemet e nevojshme për relaksim dhe dysheme me nxehje, këngëtarja i ka
të gjitha për të pushuar pas një dite të gjatë.

Shtëpia gjithashtu ka një kuzhinë të rehatshme të bardhë dhe dy dhoma gjumi për mysafirë.

Kjo shtëpi e Bebe Rexhës sigurisht se është shtëpi e ëndrrave për të gjithë!

dera e hyrjes
veranda
VERANDA
Bebe Rexha shtëpia banjo
BANJO
Bebe Rexha shtëpia DHOMA E GJUMIT PËR MYSAFIRË
DHOMA E GJUMIT PËR MYSAFIRË
Bebe Rexha shtëpia dhoma e gjumit
DHOMA E GJUMIT
Bebe Rexha shtëpia Dhoma për mysafirë
DHOMA PËR MYSAFIRË
NJË TJETËR BANJO
NJË QOSHE PERFEKTE
KUZHINA
TRAPEZERIA
DHOMA E NDENJES
Bebe Rexha shtëpia dhoma e ndenjes
DHOMA E NDENJES

Këngëtarja shpesh zgjedhë që të kalojë gjithë ditën vetëm për t’u relaksuar në këtë shtëpi të kompletuar.

Ajo madje organizon festa për familjen dhe miqtë dhe shpesh mund ta shohim duke postuar pamje të kësaj shtëpie në Instagramin e Bebe Rexhës./Gazeta Express/

Loading...