Brovina: Veseli nuk e dinte për fotografinë, saktësinë e saj e vërtetojnë organet e shtetit

67

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka folur para gazetarëve pas intervistimit nga Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka thënë se Kadri Veseli nuk e ka ditur për rastin e publikimit të fotografisë së shumëpërfolur nga ana e saj në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se ka pasur shumë dokumente që dëshmojnë gjenocidin e kryer nga serbët.

“Nuk kam besu që ky dokument nuk mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina.

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

Brovina po ashtu ka theksuar se ka pasur edhe dosjen e atyre që janë dhunuar, mirëpo ska dashur t’i keqpërdor.

Deputetja ka bërë të ditur se në pyetje është marrë në rolin e dëshmitares.  /Lajmi.net/