Home Lajme Çekia po i heqë njohjen Kosovës

Çekia po i heqë njohjen Kosovës

0
Çekia po i heqë njohjen Kosovës

 

Presidenti çek, Milos Zeman, ka deklaruar pak para vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme se nuk e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, raportojnë mediat serbe.

Mëgjithatë Presidenti çek është i vetëdijshëm se një vendim i tillë do të jetë “pak i vështirë për t’u zbatuar”.

Zeman theksoi se kri*minelët e luftës nuk duhet të udhëheqin asnjë vend në Evropë.

Zeman shtoi se ai pajtohet me Ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar që njohja e Kosovës është një “gabim diplomatik”, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Duke vënë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës ka një të kaluar mjaft interesante dhe se me siguri dëshmitarët u vr*anë dhe prandaj nuk mund të gjykohet, Zeman shkurtimisht tha: “Po, UÇK është e njohur.”

Zeman gjithashtu tha se vizita e ardhshme në Serbi do të ishte kryesisht me karakter ekonomik, por edhe tema e Kosovës gjithashtu do të preket.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Çekia po i heqë njohjen Kosovës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...