Home Histori Çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë?

Çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë?

0
Çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë?

Nëse ju kanë tradhtuar ndonjëherë, e dini ndjesinë dhe thyerjen e zemrës që shkakton kjo gjë. Edhe të famshmit, duke filluar nga Siena Miller e deri te Taylor Swift, kanë folur rreth eksperiencave të tyre të tradhtisë dhe kanë treguar si kanë reaguar kur kanë zbuluar tradhtinë e partnerëve.

Por pse tradhtojnë njerëzit? Pse nuk i japin fund lidhjes nëse nuk janë të lumtur? Çfarë i bënë njerëzit të shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje? Këto janë disa pyetje për të cilat nuk ka një përgjigje ekzakte, pasi ka arsye të ndryshme që i shtyjnë njerëzit drejt tradhtisë.

Shumë studime u janë dedikuar gjetjes së këtyre “pse-ve”, por një studim i ri ka hedhur më shumë dritë rreth arsyeve pse njerëzit tradhtojnë. Sipas këtij studimi të publikuar në “The Journal of Sex Research”, arsyeja numër një është mungesa e dashurisë.

Në studim u anketuan 495 të rritur për të mësuar arsyet e tradhtisë. 70% e të anketuarëve pranuan se arsyeja kryesore ishte se u ndjenë të lënë pas dore në marrëdhënien e tyre; seksualisht, emocionalisht ose të dyja bashkë. Ndërsa një artikull në Women’s Health zbuloi se gratë që kanë tradhtuar vepruan në mënyrë impulsive pasi u ndjenë të injoruara dhe të padashura.

Ndërsa, Eva Longoria ka një këshillë të mrekullueshme për këdo që është ndjerë i/e lënduar nga tradhtia e partnerit.

Eva Longoria
“Nuk kishte të bënte me kë kishte zgjedhur ai. Unë kisha momente që mendoja ‘Okay, unë nuk jam mjftueshëm sexy? Nuk jam mjaftueshëm e bukur? Nuk jam mjaftueshëm e zgjuar?’ Pastaj menjëherë i ndaloja këto mendime ‘Jo, jo, jo …mos fillo me këto!’ Sepse ngecesh në atë cikël dhe mund ta përfshish edhe në gjëra të tjera”, -është shprehur aktorja e famshme.

Si përfundim, nëse nuk ndiheni të lumtur në marrdhënien tuaj, flisni me partnerin dhe përballuni me situatën si të rritur që jeni.

Loading...