Çfarë ka ndodhur me grupin KAOS – e shpjegon Lumi B (VIDEO)

511

Ishin një dyshe shumë e suksesshme që sollën me dhjetëra këngë të cilat në një kohë të shkurtër shndërroheshin në hite.

Dy reperët kosovarë, Lum Berisha dhe Vigan Boletini krijuan shumë kohë më parë grupin KAOS dhe njiheshin nën këtë emër.

Por ka kohë që dyshja s’janë parë më nën shoqërinë e njëri tjetrit e po ashtu, s’kanë sjellë projekte bashkë.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Lum Berisha ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në mes tyre.

Siç duket nuk ka asnjë keqkuptim, përpos faktit që dyshja i kanë ndarë rrugët për shkak të familjes dhe jetës personale.

Ndiqeni të plotë emisionin: