Çifti i njohur i shoubizit shqiptar ka kurorëzuar dashurinë në heshtje?

103

Muaj më parë, e zbuluam më në fund lidhjen më të re në shoubizin shqiptar!

Skerdi dhe gazetarja Vesa Rama nuk qëndruan më në heshtje dhe zyrtarizuan lidhjen në publik pas një periudhe të gjatë që e mbajtën atë hermetike.

E duket se një tjetër zhvillim, dyshja e kanë mbajtur të tillë.

Kjo të paktën nëse i hidhet një sy profilit të Vesës në Instagram.

Ajo ka shtuar mbiemrin e Skerdit, Ago duke ngritur në këtë formë dilemat e kurorëzimit larg syrit të publikut.

Meqenëse vetë protagonistët kanë zgjedhur të mos flasin, s’na mbetet gjë tjetër pos të presim nëse vendosin ta bëjnë publik zhvillimin e ri përmes ndonjë fotografie në rrjete sociale. /prive.al