Cilat çifte kalojnë martesë të lumtur?

75

Gratë e shkurtëra dhe burrat e gjatë kanë marrdhënie më të shëndosha

Gratë e shkurtëra dhe burrat e gjatë kanë marrdhënie më të shëndosha

E keni dëgjuar shumë shpesh shprehjen “gjërat më të vogëla në jetë zënë vendin më të madh në zemër”, sipas një studimi, BrightSide gratë, të cilat i zgjedhin partnerët e tyre më të gjatë krijojnë një jetë të lumtur martesore.

Shumë nga ju mund të ndjeheni të intriguar nga ky fakt dhe pyesin veten se sa i vërtet mund të jetë ky studim. Poshtë këtij artikulli mund të gjeni disa arsye, të cilat e mbështesin këtë që u tha pak më lartë, transmeton rtv21.tv.

Studimi që u bë nga hulumtuesi, Kitae Shon ka përfshirë në këtë studim 7,850 gra dhe i ka analizuar. Ai ka konstatuar se lumturia e tyre varet drejtëpërdrejtë nga gjatësia e partnerëve të tyre.

Shon shtoi se gratë instiktivisht tërheqen nga burrat më të gjatë dhe nuk dinë si ta shpjegojnë zgjedhjen e tyre. Sidoqoftë, gjatësia e partnerit tuaj mund të ju pengojë vetëm në vitetet e para të martesës tuaj.

Image result for tall man and short woman

Burrat e gjatë u japin ndjesinë e feminitetit dhe mbrojtjes partnereve të tyre. Në pyetjen se a ka rëndësi gjatësia e partnerit në ndjenjat që keni në zemrën tuaj për të, 601 gra u përgjigjën se nuk u pëlqente t’i shihnin partnerët e tyre drejtë menjëherë në sy ose më poshtë se gjatësia e tyre, ndjeheshin më të lira në veshjen e takave të larta dhe si femra ndjehen më delikate dhe të sigurta në të njejtën kohë.

Image result for tall man and short woman

Sipas këtij studimi, Kitae ka thënë se burrat më të gjatë janë më të menqur dhe se ka një lidhje mes gjatësisë dhe intelegjencës. Kjo nuk do të thotë se burrat e shkurtër ose ata me gjatësi mesatare nuk janë të menqur, ky studim tregon se burrat më të gjatë përfshijnë përqindjen më të madhe të atyre që janë të menqur.

Image result for tall man and short woman

Arsye tjetër që mbështet këtë studim është shumica e meshkujve që janë më të gjatë konsiderohen më dominant dhe janë më të ngritur në jetën sociale e publike. Ata investojnë më shumë në aktivitetet e ndryshme shoqërore dhe kjo iu ndihmonë të arrijnë më shpejt synimet e tyre.

Një konkluzion tjetër i rëndësishëm dhe i ngjashëm me atë të Kitae Shon, u bë nga Boguslaw Pawlowski, një antropologjist polak. Ai tha se paratë, respekti dhe besimi nuk janë më të rëndësishmet në një lidhje. Në seminarin e tij “Ownership, Territory and Height Signals”, Pawlowski tha se ajo që luan rol të rëndësishëm është gjatësia dhe diferenca e gjatësisë mes partnerëve.

Çiftet më të suksesshme në botë kanë diferencë në gjatësi si: Victoria dhe David Beckham, Cherie dhe Tony Blair e shumë të tjerë./21Media

Image result for cherie and tony blair

Image result for victoria beckham and david beckham