Çka thotë publikisht Sahide Mustafa për Labin?

443

 
 

Labinot Gashi-Labi është në ekran prej shumë vitesh. Ai, ka realizuar një numër të madh emisionesh televizive, shkruan “Kosovarja”.

Gjithçka nisi me “Op op Labi”, emisionin që atë e bëri shumë të njohur për publikun. E, pas këtij emisioni erdhën format të tjera të ideuara e drejtuara nga vetë ai.

“1 kafe me Labin” kishte e vazhdon të ketë jetëgjatësinë më të madhe. Siç kuptojmë, Labit i janë bërë 17 vite në ekran dhe këtë përvjetor do ta festoj pikërisht të dielën, shkruan “Kosovarja”.

Në edicionin e së dielës do të flasin për të dhe punën e tij edhe shumë emra, ndër ta edhe Sahide Mustafa, e cila thotë se Labin e kanë shumë shokë dhe mik të shtëpisë prej shumë vitesh.

Njëjtë shprehet edhe këngëtarja e munguar Jehona Sopi dhe gazetari e moderatori Gent Efendija, që gjithashtu është edhe shoku më i ngushtë i Labit./Kosovarja/