Dalin pamje të festës së veçantë në ditëlindjen e vajzës së Norës dhe Robertit

67

Fotografi të veçanta nga festa e organizuar për ditëlindjen e katërt të Renees.
Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi ka publikuar në Instagram fotografi të veçanta nga festa e ditëlindjes së vajzës së saj, Renee e cila dje ka mbushur katër vjet, shkruan rtv21.    
“Urim ditëlindjen e katërt princesha ime, të dua shumë”, ka shkruar Nora.

Prindërit janë kujdesur që t’i organizojnë një festë të bukur vajzës së tyre në një ambient të dekoruar për mrekulli, ku kanë mbledhur shoqërinë e Renees.
Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen.