Dalin rezultatet e lotarisë amerikane për Green Card

131

Faqja për lotarinë amerikane në lidhje me Green Card sapo ka publikuar rezultatet.

 

Ashtu siç është paralajmëruar në faqen zyrtare të lotarisë për ‘USA Green Card – Kosova’, ditën e martë nga ora 18:00 janë publikuar fituesit e lotarisë së ‘USA Green Card’, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, siç ka bërë të ditur agjencia, të gjithë aplikuesit për ‘Green Card’ do të njoftohen përmes e-mailit të shkruar në aplikacion.

Sido që të jetë, momentalisht uebfaqja ka rënë jashtë sistemit, duke pamundësuar përdoruesit që të kenë qasje në listën e të pranuarve.

Megjithatë, agjencia në faqen e tyre kanë paralajmëruar se procedura do zgjasë 7 deri në 10 ditë, për shkak të numrit të madh të përdoruesve.

Rezultatet mund t’i ndiqni këtu, sapo të rregullohet uebfaqja. /Lajmi.net/