Home Lajme Debatet e ofendimeve dhe sallat e operimeve të ryshfetit!

Debatet e ofendimeve dhe sallat e operimeve të ryshfetit!

0
Debatet e ofendimeve dhe sallat e operimeve të ryshfetit!

 

Parafushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit ka nisur ashpër mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Qytetarët e dëshpëruar nga qeverisjet e shtetit të kapur, mund të dëshpërohen edhe më tepër nga kjo ecuri ofenduese parazgjedhore dhe të mos dalin të votojnë fare, sepse edhe ashtu në terren flitet se nuk do të votohet masovikisht!

Qytetarët kanë interesim për debatet ku flitet me rend dhe ku shpërfaqet qeverisja e fakteve dhe e ardhmja qeverisëse e vendit, por jo ku ofendimet dominojnë debatin!

Dy ish-ministrat e fundit të shëndetësisë kanë debatuar mbrëmë rreth punëve të shëndetësisë kosovare, ndërsa debati më përngjau në venë e pulës, se a është veja më e vjetër apo pula.

Ish-ministrat Ymet Rrahmani dhe Uran Ismaili, kanë folur për suksese e lëvdata, por besoj se të dy e dinë se sot rrallëkund në ndonjë sallë operimi në QKUK, mund të operohet pa dhënë ryshfet!

Dy ish-ministrat kanë folur para publikut për rritjen e pacientëve në institucionet publike të shëndetësisë dhe në QKUK, duke ia atribuar rritjen e pacientëve besimit në shëndetin publik.

Por, e vërteta është diçka tjetër: Pacientët nuk kanë para për ta ndjekur shëndetësinë private ose “Sistinën” e Shkupit, e për më larg të mos flasim!

Nuk folën ministrat se sa aparatura e shtrenjtë në QKUK ka qenë jashtë përdorimit për defekte teknike dhe kjo është bërë qëllimshëm, për ta quar pacientin në shërimin privat!

Nuk kanë folur sa qindra stenda zemre janë hedhur si të deafatizuara dhe askush nuk ka shkuar në përgjegjësi penale për këtë gjë! Dhe, shumëçka tjetër… Safet Krivaça /Kosovarja/

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Debatet e ofendimeve dhe sallat e operimeve të ryshfetit!”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...