Dhëmbi i rënë në ëndërr, nuk ka atë shpjegim që ne i kemi dhënë gjatë gjithë kësaj kohe

278

Gjithmonë pasi kemi parë një ëndërr, ua tregojmë personave më të afërt që na rrethojnë për të mësuar kuptimin e tyre
Ëndrrat duhet t’i tregoni në mëngjes, ose më pas mbajini për vete, pasi sipas gojëdhënave, nuk është mirë që t’i ndani me njerëz të tjerë gjatë drekës e aq më tepër gjatë darkës

Gjithashtu nëse doni t’ja dini kuptimin, duhet ta tregoni para se të lani sytë, sepse më pas do e keni të pamundur ta kujtoni (për këtë jemi të bindur)

Sipas atyre që na kanë thënë të vjetrit, të shohësh gjarpër në ëndërr është ‘hasëm’, nuse-sëmundje, flori-shtatzëni, por shpesh psikoterapistët u japin një tjetër kuptim. Si psh: kur shohim dhëmbë të rënë në ëndërr, ne e shpjegojmë si një proces që na tregon se kemi hequr një ‘siklet’ i cili na mundonte prej kohësh, por psikoterapisti Richard Nicoletti e shpjegon ndryshe. Sipas tij, dhëmbi i rënë në ëndërr ka disa kuptime

Jeni i stresuar për shkak të gjendjes në punën tuaj

Keni frikë se mos të tjerët ju shohin si të paaftë

Keni gënjyer dikë dhe keni frikë se ai zbulon të vërtetën

E shihni veten si të ‘pafuqishëm’ për të ndryshuar diçka në punë ose marrëdhënie