Digjet një veturë në Mitrovicë, policia jep detajet

140

Sot në qytetin e Mitrovicës një veturë është përfshirë nga flakët.

Në qytetin e Mitrovicës, sot një veturë është përfshirë nga flakët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për lajmi.net, se djegia e veturës ka ardhur si pasojë e shkaqeve teknike.

““Vetura është djegur për shkaqe teknike të vet automjetit. Nuk ka rast që duhet të hetohet nga Policia. Fatmirësisht nuk ka as të lënduar. Kjo është e tëra dhe është shënuar vetëm si incident”, ka treguar Zahiti.

Tutje ai ka thënë për lajmi.net, se as pronari i veturës nuk dyshon në ndonjë person, pasi që ka qenë në dijeni për problemet teknike të veturës së tij.

“Pronari i veturës nuk ka dyshime në askënd dhe janë çështjet teknike që kanë çuar deri te djegia e tij”, tregoi Zahiti. /Lajmi.net/