Dikush nuk po do që të pastrohen rrugët në Prishtinë

165

Kur puntorët e Komunës së Prishtinës hasin në rezistencë

Bora që ka rënë ditëve të fundit ka bërë që shumë rrugë të jenë vështirë të kalueshme, nëse nuk intervenohet në pastrimin e tyre.

Ndonëse edhe ketë vit dimri na gjeti jo shumë të përgatitur, prapë se prapë u ndërmorën hapa për pastrimin e rrugëve, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë në Komunën e Prishtinës, ndonëse të mëdhenjtë kërkojnë me ngulm krijimin e kushteve për të ecur lirshëm me makina, janë fëmijët që e duan të kundërtën.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi në Facebook, teksa po pastrohen rrugët, por fëmijët në mes tyre po i rezistojnë këtij veprimi.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë… 😂❤”, ka shkruar Ahmeti në Facebook duke e cituar zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin i cili të njëjtën përshkrim dhe fotografi e ka postuar edhe në profilin e tij./21Media