Home Lajme Diplomojnë 416 policë të rinj

Diplomojnë 416 policë të rinj

0
Diplomojnë 416 policë të rinj

 

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Me këtë rast, është bërë diplomimi i 416 oficerëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të kontribuojnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga numri i lartpërmendur, 30 për qind prej tyre janë gra.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, tha se policia sot është një organizatë e strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

“Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë”, tha ai.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Diplomojnë 416 policë të rinj”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...