Home Lifestyle Disa këshilla për femrat me flokë të dobëta

Disa këshilla për femrat me flokë të dobëta

0
Disa këshilla për femrat me flokë të dobëta

Të merrni me flokët e imët dhe të dobët mund të jetë një detyrë  që merr kohë dhe energji.

 

Me këtë strukturë të flokëve është mjaft e vështirë të i bëni me volum.

Për të zgjidhur këtë problem këtu do gjeni disa këshilla për ju femrat që duhet të përballeni çdo ditë me flokë të dobëta, raporton “ETimes”.

Ndryshoni shamponin tuaj

Mënyra më e mirë për të i bërë flokët tuaj me volum është kur lani flokët. Zgjidhni shamponët me volum që do të ndihmojnë flokëve tuaj të bëhen më të fryer, transmeton lajmi.net.

Përdorni zbutësin e flokëve në mënyrë të drejtë

Nëse ju pëlqen të i zbutni flokët e juaj, aplikoni zbutës vetëm në fund të flokëve. Po ashtu ju mund të përdorni serume të ndryshme pas larjes së flokëve.

Përdorni një tharëse flokësh

Pasi lani flokët tuaja, mbani kokën poshtë dhe thani ato. Më pas lini flokët të pushojnë.

Përdorni shampon të thatë

Për ato ditë që flokët e juaj duken të pajetë, përdorni shamponë të thatë. Do ju jep flokëve më shumë volum. /Lajmi.net/