Diskutime për dialogun edhe në Tiranë, takohen Thaçi, Vuçiq dhe Mogherini

78

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të takohet me presidentin kosovar, Hashim Thaçin dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq gjatë samitit Brdo-Brion i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj në Tiranë.

Në samitin Brdo-Brion pritet të takohen liderët e rajonit ku do të disktohet për çështjet në Ballkan dhe zhbllokimin e dialogut Kosovë – Serbi

Ndërsa, Agjencia e lajmeve serbe ‘Tanjug’, shkruan se në Samitin i cili pritet të mbahet në Paris ku do të diskutohet për Kosovën është e qartë se nuk pritet të gjendet një zgjidhje, transmeton lajmi.net.

“BE-ja do të vazhdojë të jetë ndërmjetësuese e dialogut, ata nuk kanë një strategji për të bindur Prishtinën për të shfuqizuar taksën dhe BE kurrë nuk do të jetë e vendosur në lidhje me ndryshimin e kufijve”, thekson gazeta./Lajmi.net/