Djema vini re: Këto janë trendet e mjekrave për vitin 2019

146

 

Thonë se
grimi për femrat është njëjtë si mjekra për meshkuj. Është ky tipar që bën burrat
e pa rezistueshëm. Qoftë mjekra si mustaqe apo mjekër e dendur, viti 2019 është
viti që meshkujt do mbajnë me krenari mjekrën e tyre.

Mjekra
nuk është vlerësuar asnjëherë sikur këtë vit, andaj ne kemi listuar trendet më seksi
për 2019.

  

Mustaqet

Për çdo moshë,
mustaqja klasike është kthyer prapë në modë dhe është bërë mega-trend. Nganjëherë
e gjatë e nganjëherë e shkurtër të gjitha variacionet duken bukur. Elementi kyç
është një rrojë e pastër dhe pa zbrazëtira.

Mjekra
me qime të ashpra

Mjekra që
fillon të rritet pak kohë pas rrojës është një mjekër shumë seksi. Edhe kjo
lloj mjekre do kujdes në mirëmbajtje sepse një mjekër e bukur nuk ndodh rastësisht.

Mjekra e
dendur

Kjo mjekër
është e bukur dhe shumë burrërore. Meshkujt me qime shumë të dendura në fytyrë
janë ideal për këtë lloj stili. Që të mbani gjithçka nën kontroll duhet të
kujdeseni rregullisht duke e prerë që të mos humbet forma e mjekrës.