Home ShowBizzz Do të ndihmojë banorët e Bubqit, Bes Kallaku i jep një dhuratë të veçantë Bebe Rexhës

Do të ndihmojë banorët e Bubqit, Bes Kallaku i jep një dhuratë të veçantë Bebe Rexhës

0
Do të ndihmojë banorët e Bubqit, Bes Kallaku i jep një dhuratë të veçantë Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe
Rexha, ishte sot në Bubq për të parë nga afër ndërtesat e shembura si pasojë e
tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

Ajo mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive dhe të një shkolle. Bebe Rexha u prit në Bubq nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili e falenderoi për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur


E pikërisht në shenjë falënderimi për gjestin
e saj humanitar, Bes Kallaku i dhuroi Bebe Rexhës një hajmali të zonës së
Krujës që është gati 200-vjeçare.

“Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali.
Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të
japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali
sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i
koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për
mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”, u shpreh aktori Bes Kallaku.

Këngëtarja e njohur e pranoi me kënaqësi
hajmalinë që iu dhurua në emër të banorëve të zonës së Bubqit. /tvklan.al

Loading...