Home Lajme Do t’i legalizojmë 350 ndërtime pa leje, me vetëm 1 euro për metër katrorë

Do t’i legalizojmë 350 ndërtime pa leje, me vetëm 1 euro për metër katrorë

0
Do t’i legalizojmë 350 ndërtime pa leje, me vetëm 1 euro për metër katrorë

 

Ende pa nisur fushata zgjedhore, kreu i PDK’së Kadri Veseli ka filluar me premtime.

Ai ka premtuar se do t’i legalizojnë 350 mijë ndërtime pa leje, me vetëm 1 euro kosto për metër katror brenda dy viteve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se me këtë plan do t’i zhbllokojnë miliarda euro dhe do të hapin dhjetëra mijëra vende pune.

“Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me Planin Kundër Korrupsionit, ku planifikojmë legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror, ne do t’i zhbllokojmë miliarda euro dhe do t’i hapim dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë sonë.

Sot diskutova me profesorët e arkitekturës dhe studentët e UBT-së sesi Kosova ka mbi 350 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilave kërcënohen çdo ditë me shkatërrimin e atyre pronave, pasi që zyrtarisht ende nuk i kanë në posedim.

Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja.

Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik.

Nënshkruani Peticionin Kundër Korrupsionit: https://ëëë.paktikunderkorrupsionit.com

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Do t’i legalizojmë 350 ndërtime pa leje, me vetëm 1 euro për metër katrorë”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...