Home Lajme Doris Pack uron fitoren e LDK-së dhe të Marigona Gecit me nr. 78

Doris Pack uron fitoren e LDK-së dhe të Marigona Gecit me nr. 78

0
Doris Pack uron fitoren e LDK-së dhe të Marigona Gecit me nr. 78

 

Tashmë skenës politike iu shtua edhe një femër, kjo është Marigona Geci e cila premton shumë për politikën kosovare

Marigona është vajza e ish deputetit Gani Gecit, e cila tani edhe zyrtarisht është zgjedhur kandidate për deputete nga radhët e LDK-së për Kuvendin e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Marigona me numrin 78 nga lista e kandidatëve të kësaj partie, ka nisur menjëherë punën e saj duke u angazhuar dhe marrë pjesë në tubime e takime të ndryshme.

E sot gjatë një tubimi të organizuar nga LDK-ja në Viti, Marigona është takuar me eurodeputeten e njohur Doris Pack , e cila ka kontribuar shumë në politikën shqiptare dhe atë kosovare.

Këtë fotografi e ka ndarë babai i saj Ganiu i cili tregon për takimin e vajzës me eurodeputeten e njohur.

“LDK e PARA
Marigona Geci nr .78.
Marigona Geci sot ka takuar Doris Pak ne Komunen e Vitisë”, ka shkruar ai në facebook.

Ndryshe, Marigona Geci ështe ligjeruese në Universitetin e Prizrenit ne Fakultetin Ekonomik gjithashtu është e angazhuar edhe në Universitetin e Prishtinës./Kosovarja/

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Doris Pack uron fitoren e LDK-së dhe të Marigona Gecit me nr. 78”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...