“Dritë mes flokëve”, kjo vogëlushe e veçantë po mahnit edhe mjekët

118

Një vajzë, e cila ka lindur më herët në dhjetor, është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Mayah erdhi në jetë me një tufë flokësh të bardhë, mes flokut të saj të zi të errët
Pjesa e flokëve të saj të bardhë vjen për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm që shkakton çrregullim në prodhimin e melaninës

Vogëlushja e ka trashëguar këtë karakteristikë nga nëna, e cila edhe pse nuk është shumë e madhe në moshë, një pjesë të flokëve i ka të bardhë

Që nga momenti i lindjes, e sapolindura tërhoqi fillimisht vëmendjen e mjekëve e më pas të gjithë stafit të spitalit

Nëna e saj, Talyta Youssef, tregon:

Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve! Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja. Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin. Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret personeli I sanitareve, stafi I spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto

Më pas ato imazhe bënë edhe xhiron e botës