DSIK i përgjigjet Metës: Certifikata e sigurisë së Cakajt, sipas ligjit

103

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ngritjen e një Komisionit Parlamentar Hetimor, pasi Kreu i Shtetit ka dyshime të forta për mënyrën si u krye pajisja me çertifikatë sigurie e Gent Cakajt, të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm në vetëm 24 orë, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Teksa kanë kaluar disa orë nga kërkesa e Kreut të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni për çështjen “Cakaj”, ku sqarohet e gjithë procedura për pajisjen me certifikatë sigurie të tij.

DSIK sqaron se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm dhe është pajisur me çertifikatë sigurie në përputhje me ligjin.