Dukagjin Lipa krenar me të bijën

117

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare,
Dua Lipa, ditë më parë qëndroi në Bejrut të Libanit, ku vizitoi kampet e
refugjatëve nga Siria.

Së bashku me UNICEF, ata kanë vizituar dhe
ndihmuar me mjete disa nga fëmijët e kampeve, gjë për të cilën Dua mori
vëmendjen e të gjitha mediave.

Krenare me këto aksione humanitare, po
shprehet edhe babai këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka publikuar disa
fotografi në rrjetin social Instagram, nga aktiviteti që ata që zhvilluan në
Liban.

 “Dashuri, shpresë dhe komuniteti (pjesa 2) Zgjidhja e refugjatëve sirian në Liban me Duan dhe UNICEF”, ka shkruar Dukagjini në një kolazh fotografive të ndara me fansat.

View this post on Instagram

Love, hope and community. Lebanon 2019 // @dualipa 💙 @unicef

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Ky i fundit është njëherësh edhe themelues i
fondacionit “Sunny Hill”, i cili ka ndihmuar me fonde disa organizata e shkolla
të fëmijëve në Kosovë.

Këto fonde sigurohen nga festivali “Sunni Hill”, i cili këtë verë organizohet për të dytin vit radhazi, dhe një pjesë e parave të fituara shkojnë për bamirësi.